Rabotniçki ka siguruar edhe transferimin e parë në prag të sezonit të ri në elitën e futbollit vendor. Emër i ri në taborin e “romantikëve” është koreano-jugori, Hjung-Jon Li, që nënshkroi kontratë dy vjeçare.
Hjung-jon Li është vetëm 21-vjeç, ndërsa luan si mesfushor. Pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka zhvilluar në Gjermani, duke luajtur me skuadrat amatore, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Ginshajm.
Rikujtojmë gjatë ditës së djeshme Rabotniçki prezantoi trajnerin e ri, Aleksandar Vlaho, i cili grumbullimin e parë me skuadrën e tij të re e ka caktuar për datë 26 qershor.
Deri atëherë drejtuesit e Rabotniçkit pritet të prezantojnë edhe ndonjë emër tjetër.