Pas fitores ndaj Olimpijas, vjen edhe një super lajm për Shkëndijën (VIDEO)

Pas fitores minimale 1:0 ndaj skuadrës sllovene të Olimpija, në të cilën “kuqezinjtë” e Qatip Osmanit kishin dominim total, Shkëndija dhe tifozët e saj kanë marrë edhe një lajm tjetër tepër të gëzueshëm, njofton “infOSport.mk”.

Gjatë pjesës së dytë të këtij takimi të zhvilluar në Slloveni, te Shkëndija pas më shumë se 7 muajve në lojë u inkuadrua bomberi kërçovarë, Besart Ibraimi, që njëherit do të jetë edhe përforcimi më i madh për kampionët e vendit në eliminatoret e Ligës së Kampionëve të këtij edicioni.

Përveç Ibraimit, gjatë pjesës së dytë në këtë ndeshje në loja u inkuadrua edhe portieri i parë i tyre, Kostadin Zahov, që i mungoi skuadrës për plotë 3 muaj, ndërsa debutimin e tij bëri edhe mbrojtësi i krahut të majtë, Mexhit Neziri, që iu bashkua Shkëndijës vetëm disa ditë më parë, duke arritur nga rradhët e skuadrës moldave të Ventspils.

Ndryshe Shkëndija sot përballë Olimpija Ljublanës zhvilloi ndeshjen e parë kontrolluese, ku falë golit të shënuar nga Enur Totre në fund shënoi fitore minimale 1:0.

Shkendija avanson ndaj skuadres sllovene te Olimpija

Shkendija avanson ndaj skuadres sllovene te OlimpijaNDESHJE MIQESORE QE PO ZHVILLOHET NE SLLOVENISHKËNDIJA – OLIMPIJA 1:0(E. Totre 5')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 19 юни 2019 г.

Leave a Reply