Pas Shkëndijës, emrat e kundërshtarëve eventual për turin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve i kanë mësuar edhe dy skuadrat tjera shqiptare, kampionja e Shqipërisë, Partizani dhe ai i Kosovës, Feronikeli, njofton “infOSport.mk”.
Partizani doli të jetë me fat në lidhje me turin e dytë të Ligës së Kampionëve, pasi realisht do të kenë një ndeshje më të lehtë në letër, gjithnjë nëse arrijnë të kalojnë Karabakun në turin e parë, duke pasur parasysh se do të luajë me fituesin e çiftit Dundalk (Irlandë) – Riga (Letoni).
Ndërkohë Feronikeli nëse do të kalonte fillimisht turin paraeliminatorë, e më pas edhe skuadrën e Nju Seints nga Uellsi, në turin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve do të luante me skuadrën kampione të Danimarkës, Kopenhagen.
Ndeshjet e turit të dytë janë planifikuar të luhen në fund të muajit korrik. Sfidat e para zhvillohen me 23/24 korrik, ndërsa ato kthyese më 30/31 korrik.