Xhelil Abdullai shumë shpejtë ka gjetur skuadrën e tij të re. Pasi vetëm ditë më parë u nda me Renovën, mbrojtësi i krahut të majtë vendosi që karrierën e tij ta vazhdojë në elitën e futbollit kosvar te skuadra e Llapit, njofton “infOSport.mk”. Lajmin e kanë bërë të ditur nga klubi nga Podujeva, me të cilët Abdullai ka nënshkruar kontratë një vjeçare.
27-vjeçari pjesë e Renovës ishte që nga janari i vitit 2016-të, ndërsa në Maqedoni ai ka veshur edhe fanellën e EuroMilk dhe Shkëndijës, me të cilën skuadër në vitin 2011-të ishte shpallur kampion.
Pikërisht paraqitjet e tij me Shkëndijën nuk kishin mbetur pa u vërejtur edhe nga menaxherët e huaj, me ç’rast verën e vitit 2011-të ai u transferua në elitën e futbollit holandez, duke nënshkruar me ekipin eDe Grafshap.
Pasoi një transferim në Bundesliga II te skuadra e Dusiburg, mirëpo dëmtimet e shpeshta bënë që ai të rikthehet në Maqedoni në vitin 2014-të.
Me angazhimin e Abdullait, Llapi ka përfituar në cilësi në mbrojtje, ndërsa do të jetë kjo hera e parë që futbollisti tetovar do të luaj në Superligën e Kosovës.