Angelçe Timovski sezonin e ri futbollistik do të luaj te Sileksi. Mbrojtësi i krahut të djathtë i cili së fundmi ishte pjesë e Pobedës, ka vendosur që të rikthehet te skuadra nga Kratova, aty ku para një viti mbante edhe shiritin e kapitenit. Lajmin për “infOSport.mk” që ditë më parë e konfirmoi vetë futbollisti 24–vjeçar, ndërsa pasditën e së hënës erdhi konfirmimi edhe nga ana e drejtuesve të Sileksit.
“Sileksi është shtëpia ime e dytë dhe këtë skuadër dëshiroj ta ndihmojë. Para së gjithash shpresojmë me Sileksin të kemi një skuadër stabile për ligën e parë, me mundësi që të sigurojmë edhe një vend për në Europë nëse don Zoti” – tha enkas për “infOSport.mk”, Angelçe Timovski.
Mbrojtësi i krahut të djathtë me Sileksin ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa ai shpreson që përmes kësaj skuadre të arrijë ndonjë transferim edhe jashtë vendit. Përveç Timovskit, Sileksi gjatë ditës së djeshme ka nënshkruar edhe me Ivan Ivanovskin, që gjithashtu luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, por që gjithashtu mund të luaj edhe si mesfushorë, njëjtë sikurse edhe Timovski.