Prishtina si FC Shkupi vitin e kaluar, peshkon Renxhersin e Grezdës

Gjatë ditës së sotme në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i turit të parë eliminator të Liga Europa, teksa edhe Prishtina ka mësuar emrin e kundërshtarit të saj të mundshëm, shkruan “infOSport.mk”.

Skuadra nënkampione e Kosovës në raundin e parë eliminatorë të Liga Europa do të përballej me Gllazgou Renxhersin e Eros Grezdës, mirëpo gjithnjë nëse “bardhekaltërit” nga Prishtina do të eliminon fillimisht skuadrën e Sent Xhozef nga Gjibraltari në raundin paraeliminatorë.

Rikujtojmë Gllazgou Renxhers edicionin e kaluar luajti kundër FC Shkupit nga Maqedonia e Veriut, duke qenë mysafir në Shkup, ndërsa me shumë gjasa skuadra e njohur skoceze do të vijë prap në Ballkan, kësaj rradhe tek fqinjët tanë në Kosovë.

 

Leave a Reply