Karan: Pjuniku skuadër e fortë, por ne do të synojmë raundin e dytë

Shkupi në raundin e parë eliminator të Liga Europës do të jetë përballë Pjunikut të Armenisë. Këta të fundit janë ekip mjaftë cilës me 14 tituj kampion, 8 herë fitues të Kupës së Armenisë dhe 9 trofe të Superkupës. Favorit i pa diskutueshëm në letër, mirëpo skuadra nga Çairi do të tentojë të bëjë befasinë.

Nga tabori “bardhekaltër” shortin e ka komentuar trajneri Umit Karan.

“Është ekip që kanë arritur shpesh herë në kualifikime, si në kuadër të Ligës së Kampioneve, ashtu edhe në garat e Ligës së Evropës. Mendoj se është një ekip shumë e fortë, pasi vitin e kaluar eliminuan edhe Vardarin. Por ne do të përgatitemi mirë dhe besoj se do të kërkojmë raundin tjetër, do të shohim se çka do të ndodhë, është larg nga ne Armenia mirëpo kemi informacione të mjaftueshme për futbollin e tyre, andaj ne duhet të përgatitemi dhe të japim më të mirën, duke shpresuar që do të arrijmë të kalojmë në raundin tjetër. Gjithsesi uroj të kemi shëndet dhe të përgatitemi në këtë fatzi sa më mirë”, ka thënë trajneri i Shkupit, Umit Karan.

Skuadra e Shkupit ndeshjen e parë do ta luajë si mysafire me 11 korrik, ndërsa ndeshja kthyese është planifikuar të luhet me 18 korrik.

 

Leave a Reply