Ish portieri i Renovës gati ti bashkohet Prishtinës

Ish portieri i Renovës, Eglant Haxho, me shumë gjasa do të mbetet sërish në futbollin kosovar. Edhe pse skuadra e tij e deritanishme, Llapi, e konfirmoi edhe për një sezon, portieri nga Shqipëria përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur që nuk do të jetë më pjesë e klubit nga Podujeva.

Megjithatë si duket ai sërish do të mbetet pjesë e elitës së futbollit kosovar. Sipas asaj që raporton “Gazeta Sheshi”, në adresë të Haxho-s kanë arritur disa oferta, mirëpo ajo që e kënaq më shumë atë, është ajo e e Prishtinës.

Klubi më i madh kosovar e ka në portë reprezentuesin e Kosovës, Visar Bekajn, i cili ka gjasa të mëdha që karrierën e tij ta vazhdojë jashtë vendlindjes, ndërsa pikërisht e Haxho, drejtuesit e Prishtinës shohin zëvendësuesin ideal për sezonin e ri.

Rikujtojmë 30-vjeçari Haxho pjesë e Renovës ishte për një vit (edicioni 2016/2017), për tu rikthyer më pas në Superligën e Shqipërisë me skuadrën e Partizanit, ndërsa Llapit i ishte bashkuar gushtin e vitit 2018-të.

 

Leave a Reply