Ditët e fundit ka pasur zëra duke krahasuar futbollistët që luajnë për Kosovën dhe ata për Shqipërinë.
Analisti nga Shqipëria, Redi Jupi ka thënë që përveç Rashicës anjë tjetër nuk do të kishte vend në formacionin e Edoardo Reja te Kombëtarja shqiptare.
Ai madje ka përmendur Roshin si një futbollist që i përngjan golashënuesit më të mirë të Kosovës, Arbër Zenelit.
Por statistikat tregojnë krejtësisht diçka tjetër. Roshi është shumë larg klasit të sulmuesit të Reims dhe përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli.
Odise Roshi me skuadrën e tij në Rusi, Akhmat Grozni për tri sezone ka bërë 54 paraqitje, ndërkohë që ka regjistruar vetëm 3 gola dhe 5 asistime.
Në anën tjetër, Arbër Zeneli me ish skuadrën e tij, Herenven dhe atë aktuale të Reims, ka bërë 35 paraqitje duke shënuar 7 gola dhe 14 asistime.
Sa iu përket ndeshjeve me ekipet kombëtare, sulmuesi i Shqipërisë ka zhvilluar 37 ndeshje me fanellën “kuqezi”, duke realizuar 4 gola, ndërsa në anën tjetër, sulmuesi i Kosovës ka bërë 17 paraqitje dhe ka shënuar 7 gola, ku aktualisht është golashënuesi më i mirë i “Dardanëve”.