Dushan Çubrakoviç do të vazhdojë të mbrojë portën e Akademia Pandev edhe në sezonin e ardhshëm. Portieri serb gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht ka vazhduar kontratën me skuadrën nga Strumica, duke firmosur një kontratë një vjeçare.
Çubrakoviç ishte një ndër më të merituarit për suksesin më të madh të Akademia Pandev sezonin që lamë pas, kur kjo skuadër u rendit në pozitën e tretë dhe njëherit u kurorëzua me trofeun e Kupës së Maqedonisë.
E gjithë kjo i mundësoi Akademia Pandevit që këtë edicion të prezantojë Maqedoninë e Veriut në Liga Europa, ndërsa pikërisht sot do të mësojë edhe emrin e kundërshtarit të mundshëm në raundin e parë eliminatorë.
23-vjeçari Çubrakoviç te Akademia Pandev erdhi verën e vitit të kaluar nga rradhët e Slloboda Uzhice, ndërsa që në sezonin debutues ai regjistroi 34 paraqitje.