Françesko Toti ka dhënë dorëheqje në postin e drejtorit teknik të klubit, duke vendosur që të largohet nga Roma pas plotë 30 viteve.
“Shpresoja që kjo ditë të mos vinte asnjëherë, mirëpo ja që ndodhi, edhe atë në një mënyrë të shëmtuar. Asnjëherë nuk pata rastin të marrë pjesë aktive në punën e klubit. Jam menduar shumë gjatë këtyre muajve. Të gjithë e dimë se ata dëshironin që unë të tërhiqem. Kisha kontratë për 6 vite, ndërsa me kohë e kuptova se të qenit drejtor ishte një çështje tjetër. Kam folur me udhëheqësit e klubit dhe ju kam thënë se njerëzit duhet të dinë të vërtetën, ndërsa ata më thanë se nuk jam i aftë. Unë do të vazhdojë të bëjë tifo për Romën. Kjo nuk është një lamtumirë, por vetëm një mirupafshim. Jam i gatshëm të rikthehem sërish, mirëpo me drejtues të tjerë” – është shprehur kapiteni legjendarë i Romës, Françesko Toti.
Rikujtojmë Roma pas përfundimit të sezonit u nda edhe nga një legjendë tjetër, Daniele De Rosi, duke mos i ofruar vazhdim të kontratës, apo edhe ndonjë post udhëheqës.