“Arena Kombëtare” tashmë ka marrë formën, ndërsa së fundmi Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një video, nga e cila kuptohet se punimet janë drejt fundit.
Edhe pse i njëjti ishte parashikuar të inaugurohej në ndeshjen përballë Moldavisë, stadiumi “Arena Kombëtare”, tashmë pritet të jetë gati për ndeshjet e radhës në muajin shtator, ku Shqipëria do të presë Islandën, me shpresë se do ti hakmerret për atë disfatë minimale 1:0 në Rejkjavik dhe se në fund do ti gëzojë tifozët “kuqezi”.
Ndeshja Shqipëri – Islandë në program është me datë 10 shtator me fillim në ora 20:45.