Omar Imeri në bisedime me gjigandin Fenerbahçe!

Në radhët e gjigandit turk Fenerbahçe sezonin e ardhshëm mund ta shohim mesfushorin shkupjan,  të Shkëndijës, Omar Imerin. Një lajm i tillë që mund të bëhet realitet, vjen nga Turqia, me gazetarin e televizionit “TRT SPOR” Serkan Akojun, i cili ka thënë se drejtuesit e Fenerbahçes janë duke zhvilluar bisedime me talentin, Omar Imeri.

Gazetari në fjalë nuk ka dhënë më shumë detaje, me Imerin që pas sezonit të shkëlqyer të kaluar me Shkëndijën, ku fitoi edhe titullin e kampionit, ka shfaqur interesim në klube të ndryshme.

Shkupjani ishte për 1 muaj i grumbulluar në tokën shqiptare, fillimisht me ekipin ‘A’ të Kombëtares së Shqipërisë dhe më pas me Shpresat. Për momentin Imeri është në pushime, ndërkohë që mund të shqyrtojë ofertat për të ardhmen e tij, ndërsa Fenerbahçe mund të jetë opsion ideal për Imerin që të vazhdojë karrierën./InfOSport.mk

Leave a Reply