Barcelona mund të ndahet me 10 futbollistë gjatë verës së vitit 2019-të, ndërsa njëri prej tyre është edhe Filipe Kutinjo, njoftojnë mediat spanjolle, përcjellë “infOSport.mk”. Skuadra kampione e Barcelonës do të linte të lirë Kutinjon për një shumë prej 90 milion euro.
😎 @Phil_Coutinho 🎩
😉 O primeiro 'Man of The Match' da @CopaAmerica 👏
🇧🇷 #BrasilFCB 🔵🔴 pic.twitter.com/7PJiV5ps2M
— FC Barcelona (@fcbarcelona_br) June 15, 2019
Portieri i dytë, Jasper Silesen gjithashtu është lënë i lirë për të kërkuar skuadër të re, mirëpo e njëjta për shërbimet e tij do të duhet të paguaj 26 milion euro.
Mesfushori kroat, Ivan Rakitiç, që lidhet me një kalim të mundshëm te Mançester Junajtedi, është njëri prej futbollistëve që pritet të largohet nga “Kamp Nou”, njëjtë sikurse edhe Nelson Semedi, Malkom, Denis Suarez, Rafinja dhe Andre Gomez.
Dy futbollistët e rinj, Mark Kukureja dhe Serzhi Palensia do të huazohen në skuadra të tjera, aty ku pritet të kenë më shumë minutazhë.