Futbollisti i talentuar shkupjan, Ali Adem, që aktualisht është pjesë e Vardarit, shumë lehtë mund të ndodhë që të bashkohet me ndonjërën prej skuadrave gjigande nga Turqia, Galatasaraj apo Fenerbahçe, njofton “infOSport..mk”.
19-vjeçari Ali Adem që është nën menaxhimin e Rahman Kiçe, është vënë në shënjestrën e dy skuadrave të mëdha turke, ndërsa pikërisht menaxheri i tij mund të luaj një rol të rëndësishëm në këtë çështje.
Rahman Kiçe me prejardhje nga Prizreni i Kosovës, nën menaxhim ka edhe sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, që gjithashtu lidhet me një transferim të mundshëm te dy skuadrat gjigande, Galatasaraj dhe Fenerbahçe.
Ali Adem edhe pse në moshë të re, ai gjatë sezonit që lamë pas regjistroi gjithsej 15 ndeshje me ekipin e parë të Vardarit, përfshirë këtu edhe një ndeshje në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Liga Europa.
Ai pjesë e ekipit të parë të Vardarit ishte edhe gjatë sezonit të kaluar, ndërsa te Fenerbahçe ai shihet si një zëvendësues ideal për Elif Elmazin, emri i të cilit lidhet me disa skuadra të njohura nga TOP5 ligat europiane.