Mbrojtësi tetovar Nuri Mustafi në moshën 36 vjeçare i ka dhënë fund karrierës si futbollist. I dalë nga shkolla e futbollit Shkëndija, Mustafi për 20 vite si profesionist vendos t’i varrë këpucët në gozhdë. Ai mes tjerash përveç Maqedonisë ku më dy periudha veshi fanellën e Shkëndijës, ka luajtur edhe në Finlandë te FC PoPa, në Suedi me GIF Sundsvall dhe Ljungskile, si dhe në Danimarkë te Bronshoj BK, Gentofte VI dhe Herlev IF. Pikërisht kjo e fundit ishte skuadra ku Mustafi i dha fund futbollit të luajtur dhe me këtë rast u organizua ceremoni modeste për të përcjellë Nuriun në ‘pension’, që si për kujtim pranoi dhuratë nga drejtori sportiv i Herlev IF, Mahi Ismani.
Në lamtumirën e Nuri Mustafit morrën pjesë miq të ndryshëm, mes tyre edhe ish-portieri Armend Elezi dhe vëllai i madh i Nuriut, Nebi Mustafi.