Shqiptarët janë të prirë për të qenë protagonist në të gjitha sportet jo vetëm në futbollin dhe në vendin tonë talentët dhe ambiciet për të arritur diçka edhe në sportin e hendbollit nuk mungojnë. I tillë është edhe Klubi i Hendbollit për Femra Çair, i themeluar që nga viti 2008, i vetëm shqiptar në vendin tonë dhe me shumë sakrifica. Pas shumë problemeve ndër vite, sezonin e fundit KHF Çair rikthehet në skenë, me kategoritë e reja të vajzave, duke kaluar një sezon fantastik në kategorinë e kadetëve. Ish-hendbollisti Basri Latifi që tashmë është trajneri i hendbollisteve të Çairit, e përshkruan sezonin që lamë pas, duke u ndarë i kënaqur me rezultatet dhe kualitetin e treguar të vajzave. Ndërkohë, Semia Islami është themeluesja e këtij klubi dhe e njejta tregon për fillimet dhe vështërisitë e para, duke treguar pak edhe për karakterin e vajzave dhe se sipas saj përzgjedhja e tyre është tejet e rëndë.
Materiali i plotë i përgatitur nga televizioni Shenja për KHF Çair:
KHF ÇAIR, KLUBI I PARË SHQIPTAR QË DO TË PROMOVOHET NË SUPERLIGË!Klubi hendbollit për femra Çair, do të jetë ekipi i parë shqiptar që do të promovohet në Superligë e Maqedonisë së Veriut sezonin e ardhshëm. Themeluesja dhe kryetarja e klubit Mia Islami së bashku me trajnerin Basri Latifi besojnë në hendbollistet e tyre dhe presin që sezonin e ri të bëjnë surprizën, duke pretenduar vendet e para të renditjes.⬇️⬇️
Публикувахте от Sportmania в Петък, 14 юни 2019 г.