Pasi gjatë ditës së sotme përmes profilit të tij zyrtarë në “facebook” konfirmoi ndarjen me Shkëndijën, Izair Emini, shumë shpejtë ka gjetur edhe skuadrën e tij të re. Siç mëson “infOSport.mk” destinacion i rradhës i mesfushorit me tipare sulmuese nga Tetova do të jetë Superliga e Kosovës dhe skuadra e Dritës nga Gjilani. Mes palëve kanë mbetur edhe disa detaje për tu precizuar, ndërsa nëse gjithçka shkon sipas planit, Emini, do të ishte përforcimi më i bujshëm i skuadrës së Dritës, që drejtohet nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu.
Në garë për nënshkrimin e Eminit ishte edhe skuadra e Gjilanit.
LEXO GJITHASHTU: Izair Emini largohet nga Shkëndija, përshëndetet me tifozët!
Emini sezonin e fundit me Shkëndijën regjistroi gjithsej 33 paraqitje, 25 prej të cilëve në elitën e futbollit vendor dhe 8 në kuadër të ndeshjeve kualifikuese (6 në Ligën e Kampionëve dhe 2 në ndeshjet e “play-off” të Liga Europa).
Ai regjistroi gjithsej 12 gola, 11 prej të cilëve në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, aty ku numëron më shumë se 200 ndeshje dhe më shumë se 80 gola të shënuar.