Bashkim Velija pas 7 viteve ndahet me Renovën

Pas 7 viteve të plota Bashkim Velija ka vendosur ti thotë lamtumirë Renovës, klubit të tij të parë dhe të vetëm në karrierën e tij të deritanishme, njofton “infOSport.mk”. Mbrojtësi i krahut të djathtë që nga fëmijëria është pjesë e klubit nga Xhepçishti, me të cilën skuadër i përfundoi kontrata këtë muaj, ndërsa dëshira e tij është që të sfidojë veten në ndonjë skuadër të re, duke mos përjashtuar këtu edhe Ligën e Parë, mirëpo edhe një transferim jashtë Maqedonisë.

Velija, i cili gjithashtu mund të luaj edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, me Renovën gjatë edicionit të fundit regjistroi 33 paraqitje, 1 gol dhe 7 asistime, duke qenë një pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës. Ai që nga viti 2012-të ishte pjesë e Renovës, për të cilën skuadër ka zhvilluar më shumë se 100 paraqitje.

Bashkim Velija në këtë mënyrë bëhet futbollisti i dytë që largohet nga rradhët e Renovës, pas Emran Ramadanit, ndërsa së shpejti priten ndryshime edhe në stafin drejtues të kësaj skuadre.

Leave a Reply