Vetëm një ditë para skadimit të kontratës së vjetër (15.06.2019), Bekim Rexhepit i është ofruar kontrata e re, sipas së cilës te Shkëndija do të qëndrojë edhe për 4 vite të tjera, shkruan “infOSport.mk”.
Rexhepi ka firmosur kontratë të re katër (2+2) vjeçare dhe pritet që rritja e tij të vazhdojë edhe në të ardhmen.
I ardhur dy vite më parë te skuadra kampione e Maqedonisë, Rexhepi ka shënuar progres të madh dhe ka lënë përshtypje të fortë se mund të llogaritet seriozisht në shërbimet e tij për të ardhmen.
Pikërisht performansat e Rexhepit në fund të sezonit të kaluar bënë që mos të ndjehej fare mungesa e portierit të parë Kostadin Zahov që mbeti jashtë shkaku i dëmtimit.