Izair Emini nuk është më futbollist i Shkëndijës. Izo dhe kampionët i kanë dhënë fund bashkëpunimit, duke u ndarë kështu pas dy viteve. Nga klubi i Shkëndijës ende nuk ka ndonjë njoftim për ndërprerjen e bashkëpunimit me Eminin, ndërsa ky i fundit ka njoftuar opinionin përmes rrjetit social fejsbuk.
“Te dashur miq desha te ju informoj te gjithve qe me keni ndjek e me keni percjell gjithmon qe prej sot nuk do jem me pjese e klubit SHKENDIJA pasi qe nuk ram dakord..njekohsisht dua ti falenderoj te gjithe pa perjashtim ata qe jan ne ate klub..normal edhe tifozet tone sidomos BALLISTET dhe u them se gjithmone do te jene pjese e zemres time..Me respekt i juaji Izair Emini”, ka shkruar Izo.
33 vjeçari para se të transferohej te Shkëndija, ishte pjesë e Kukësit në Shqipëri, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Renovën.