Me 15 qershor në Prishtinë do të zbarkojnë yjet shqiptare të futbollit, Granit Xhaka dhe Milot Rashica.
Dy futbollistët nga Kosova që janë duke arritur suksese në arenën ndërkombëtare, do të vijnë në Prishtinë për të zhvilluar një ndeshje miqësore për nder të 20-vjetorit të çlirimit të kryeqendrës kosovare.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një konferencë për media.
Ahmeti ka njoftuar për të gjitha aktivitetet që do të mbahen në muajin qershor për 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës, ndërkohë tashmë si Xhaka ashtu edhe Rashica e kanë konfirmuar se do të jenë pjesë e kësaj ngjarje në kryeqytet, shkruan Zëri.info.
Xhaka përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka bërë thirrje për të qenë të pranishëm në këtë ndeshje miqësore, duke shkruar: “Ejani, ju mirëpresim”.