Luka Joviq sot është prezantuar si futbollisti më i ri i Real Madridit. Sulmuesi serb ka kryer vizitat mjekësore me klubin madrilen, ndërsa më vonë është prezantuar nga presidenti Florentino Perez, ku prezent ishte edhe menaxheri shqiptar Fali Ramadani i cili ishte ndërmjetësues i këtij transferimi.
Në “Santiago Bernabeu” kishte mijëra tifozë të grumbulluar të Realit, që kishin ardhur për të ndjekur prezantimin e Joviqit. Kujtojmë që serbi u ble nga skuadra e Frankfurtit për 60 milionë euro. Ndërkohë ditëve në vijim pritet prezantimi para mediave edhe i Eden Hazardit.