Skuadra kampione e Kosovës në futboll, Feronikeli, që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Zekirja Ramadani, ka arritur që në rradhët e veta të sjellë ish futbollistin e Skënderbeut, Argjend Malaj, shkruan “infOSport.mk”.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga skuadra drenicake, pjesë e së cilës sezonin e ri pritet të jetë edhe strugani, Besmir Bojku.
Ndryshe Malaj te Feronikeli vjen nga rradhët e Kamzës. Ai luan në pjesën qendrore të mesfushës, ndërsa me fanellën e Kamzës këtë edicion regjistroi 20 paraqitje në Kategorinë Superiore.