Ish portieri i Shkëndijës, Ilir Avdyli ka vendosur ti bashkohet skuadrës nënkampione të Shqipërisë, Kukësit, njofton “infOSport.mk”. Avdyli te skuadra kuksiane transferohet nga rradhët e Kamzës, skuadër kjo që u përjashtua nga Kategoria Superiore e Shqipërisë.
Avdyli pjesë e Shkëndijës ishte nga nga qershori i vitit 2017-të, deri janarin e vitit 2018-të, mirëpo duke mos arritur të lëjë gjurmë me fanellën “kuqezi”.
Avdyli me skuadrën nga verilindja e Shqipërisë ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare, ndërsa përveç tij, emër i ri te Kukësi do të jetë edhe mesfushori i Flamurtarit, Emiljano Musta, i cili gjithashtu ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare.