Maqedonia humbi duelin me favoritët e Polonisë me rezultat 0:1, duke pësuar kështu disfatën e parë në terren vendas pas dy viteve. Njëri nga më të mirët e mesfushës, Elif Elmas ka komentuar ndeshjen për mediat.
“Unë mendoj se luajtëm mirë, por ata kishin më shumë fat se ne. Barazimi ishte me real, mirëpo ata realizuan shpejt në pjesën e dytë dhe arritën ta ruajnë deri në fund. Kundër Austrisë pres të tregojmë karakter dhe të shkojmë për fitore, siç bëjmë në çdo ndeshje”, ka thënë Elif Elmas.
Të hënën Maqedonia sërish në stadiumin “Todor Proeski” pret Austrinë.