Xhani Infantino do të vazhdojë të jetë president i FIFA-s, pasi u rizgjedh sërish në krye të kësaj organizate në kongresin e mbajtur në Paris të Francës. Infantino nuk kishte kundër-kandidat tjetër për këtë post dhe kështu fitoi besimin e delegatëve për të qëndruar president i FIFA-s deri në vitin 2023. 49 vjeçari në këtë post erdhi në vitin 2015, duke zëvendësuar Sep Blaterin, i cili ishte president i kësaj Qeverie gjatë 17 viteve.
Me ardhjen e Infantinos në krye të FIFA-s, në futboll kanë filluar ndryshime të mëdha, ndërsa risinë më të re pritet ta bëjë me zgjërimin e numrit të përfaqësueseve që do të marrin pjesë në një Kampionat Botëror.