Momente aspak të këndshme kanë ndodhur në kampin e Çelzit, vetëm një ditë para ndeshjes finale të Liga Europës kundër Arsenalit.
“Blutë” e Londrës gjatë ditës së sotme kryen stërvitjen e tyre zyrtare në stadiumin ku edhe do të luhet finalja, por e njëjta dhuroi shumë tension mes futbollistëve, me Gonzalo Higuian dhe David Luiz në qendër.
Arsyeja e situatës së tensionuar mes këtyre dy futbollistëve ishte ndërhyrja e ashpër që bëri sulmuesi argjentinas ndaj mbrojtësit brazilian.
Gjithë këtë situatë nuk e ka pritur aspak mirë trajneri i tyre Mauricio Sarri, i cili vendosi të ikte drejt dhomave të xhveshjes pa asnjë shpjegim dhe me shumë nervozizëm.