Sulmuesi shkupjan, Muzafer Ejupi përfundimisht është larguar nga skuadra kroate e Osijekut. Pas tre sezoneve në këtë skuadër “Muzo” do të ndryshojë mjedis dhe shkupjani pas vendimit për tu larguar është përshëndetur me tifozët përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Të dashur tifozë, kam kaluar tre vite të shkëlqyeshme me ju dhe shpesh së bashku u jemi gëzuar golave dhe sukeseve që kemi arritur. Për fat të keq, erdhi koha e ndarjes me ju dhe Osijekun. Asnjëherë nuk do t’i harroj kohën dhe të tjerët që gjithmonë na kanë mbështetur, klubin dhe mua në veçanti. Faleminderit për gjithçka! Çdo herë këtë qytet dhe klubin Osijek do t’i kem në zemrën time bardhekaltër dhe me dëshirë do të kthehem këtu. Me shumë dashuri, Muzo”, ka shkruar sulmuesi nga Shkupi.
Ejupi përveç Osijekut, në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e skuadrave si Slaven Belupo, Horizonti, Skenderbeu, Shkëndija, Kartalspori, Metallurgu e Vardari.