Numri një i FFM-së ka uruar dy ekipet që rrëmbyen titujt në futbollin vendor, pa haruar të vlerësojë punën e Struga Trim Lum dhe Borecit të Velesit që ngjiten në Ligën e Parë.
Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini pas mbylljes së sezonit garues 201i/2019 ka uruar KF Shkëndija me rastin e fitimit të titullit të kampionit në LPFM dhe Akademia Pandev që triumfoi në Kupën e Maqedonisë.
Pas fitimit të titujve në Ligat e Dyta dhe promovimin në elitë të Borecit të Velesit dhe Struga Trim Lum, numri 1 i futbollit vendor me fjalë lavdëruese komplimentoi dy skuadrat që sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e konkurencës elitare.
“Pranoni urimet e mia më të sinqerta për rezultatet e arritura në sezonin e sapo mbyllur në garat vendore. Përgëzoj gjithë futbollistët, trajnerët, personat teknik e ekipet mjekësore, si dhe gjithë tifozët pasi vlerësoj se secili prej të lartëpërnendurve padyshim se është instrument në triumfin e ekipit të vet.
Shkëndija dëshmon kualitetin tashmë disa vite dhe ky është rezultat i punës së mirë të stafit teknik, selektimit të shkëlqyeshëm dhe udhëheqësisë cilësore.
Futbolli është faktorë shumë i rëndësishëm në shoqërinë tonë dhe për këtë arsye me rëndësi është të mbështesim klubet tona edhe në paraqitjet e tyre në kupat e europës. Kanë të drejtë të ëndërojnë se mund të shkojnë sa më larg edhe në garat e UEFA-së. Prandaj nga ana jonë u dëshirojmë shumë fat dhe sukses në prezantimin sa më dinjitoz të fanellës së tyre dhe futbollit të Maqedonisë në Europë.
Akademia Pandev ka entuziazmuar shumë njerëz me rezultatet e arritura këtë sezon dhe fitimin e trofeut të Kupës. Besoj se në kontuinitet do të punojnë për të funksionuar në mënyrë stabile, të fortë dhe të planifikuar. Jam i bindur se në të ardhmen do të punojnë me përkushtim në nxjerjen e talentëve të rinjë, diçka që paraqet vizionin e klubit dhe nuk kam dyshim se nga kjo mënyrë e punës përfitim të madh do të ketë edhe ekipi përfaqësues.
Gjithë skuadrave që do të përfaqësojnë vendin në kupate europës, Shkëndija, Akademia Pandev, Shkupi dhe Makedonia Gj.P. ju dëshiroj short të favroshëm dhe shumë fat e sukses në ndeshjet e rradhës në skenën ndërkombëtare.
Do të doja të uroj edhe dy skuadrat e reja në elitën vendore, Borecin e Velesit dhe Struga Trim Lum për vendet e para në Ligat e Dyta. Suksesi i tyre sigurisht se nuk është rastësi, përkundrazi, është rezultat i punës cilësore brenda klubeve të tyre. Shpresoj të vazhdojnë me këtë rritëm edhe në sezonin e ardhshëm në konkurencën me ekipet elitare të futbollit vendorë. Urime për Velesin dhe Strugën”.