UEFA ka zyrtarizuar klubet pjesëmarrëse në kupat e Europës për kampionatet që tashmë janë mbyllur, por edhe ato që ende nuk kanë ulur siparin, siç është rasti me Superligën e Shqipërisë.
Nga ky kampionat për në ndeshjet e Liga Europa janë zyrtarizuar vetëm Kukësi dhe Teuta, teksa Partizani për në ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve Europian.
Kjo do të thotë se Flamurtari, edhe pse i treti në këtë moment, është zyrtarisht jashtë Europës, ashtu si Skënderbeu, i përjashtuar për 10 vite nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli në CAS.
Nuk dihet ende a është licencuar Tirana, sepse nëse ia ka dalë mbanë, atëherë finalja e Kupës merr rëndësi të jashtëzakonshme. Rikujtojmë Tirana do të luaj në finalen e madhe të Kupës kundër Kukësit, ndeshje kjo që në program është me datë 2 qershor.