Makedonija GJ.P falë fitores 3:1 ndaj Pobedës, por mbi të gjitha asaj 3:1 ndaj Renovës me 27 prill, ka siguruar Europën, njofton “infOSport.mk”.
Edhe pse Renova kishte pikë të njëjta me Makedonija Gj.P, (që të dyja skuadrat nga 47 pikë), madje edhe gol-averazh më të mirë, në fund është skuadra shkupjane që do ti gëzohet pranverës europiane, kjo për shkak se ata ishin më të mirë në duelet e drejtëpërdrejta me Renovën.
Që të dyja skuadrat kishin arritur nga një fitore në përballjet e këtij edicioni, ndërsa dy ndeshje ishin mbyllur me barazime. Megjithatë vendimtare ishte fitorja e Makedonija GJ.P në ndeshjen e fundit, kur në Shkup falë golave të shënuar nga Tanturovski (2 gola) dhe Robson da Silva, skuadra shkupjane kishte shënuar fitore 3:1. Në anën tjetër fitoren e vetme Renova e kishte arritur po në Shkup, me rezultatin 2:1, ndërsa në Tetovë të dyja ndeshjet ishin mbyllur me barazimet 0:0 dhe 1:1, shkruan “infOSport.mk”.
Ndeshjet e drejtëpërdrejta të këtij edicioni RENOVA-MAKEDONIJA GJ.P.
27.04.19 | Makedonija Gj.P | Renova | 3 : 1 |
10.03.19 | Renova | Makedonija Gj.P | 0 : 0 |
04.11.18 | Makedonija Gj.P | Renova | 1 : 2 |
01.09.18 | Renova | Makedonija Gj.P | 1 : 1 |
Sa i përket takimit të sotëm, ndaj Pobedës, të njëjtën me gol në minutën e 39-të e paralajmëroi Benjamin Demir.
Makedonija Gj.P avanson ne transferten ndaj Pobedes
Makedonija Gj.P avanson ne transferten ndaj PobedesPOBEDA MAKEDONIJA GJ.P 0:1(B. Demir 14')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 26 май 2019 г.
Një diagonale e gjatë e portierit Dimovski gjeti në krahun e majtë të sulmit Ilirid Ademin, i cili me hapa të shpejtë u fut brenda zonës kundërshtare, ndërsa edhe më mirë pasoi për Demir, që nuk e kishte të vështirë të shënojë në rrjetën e Kotevskit.
Ishte ky goli i vetëm i shënuar gjatë pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë kapiteni Bobi Bozhinovski në minutën e 50-të me kokë shënoi edhe golin e dytë për Makedonija GJ.P, duke shfrytëzuar në maksimum harkimin e bullgarit Pecov.
Bobi Bozhinovski dyfishon rezultatin ndaj Pobedës
Bobi Bozhinovski dyfishon rezultatin ndaj PobedësPOBEDA – MAKEDONIJA GJ.P 0:2(B. Bozhinovski 50')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 26 май 2019 г.
Goli i tretë ishte pjesë e Ilirid Ademit, për të cilin luftoi vetë, pasi fillimisht përfitoi një duel me futbollistin kundërshtarë Svirinovski, ndërsa më pas arriti që të mposht edhe portierin vendas, Kotevski, transmeton “infOSport.mk”.
Ilirid Ademi shenon edhe golin e 3-te ndaj Pobedes
Ilirid Ademi shenon edhe golin e 3-te ndaj PobedesPOBEDA – MAKEDONIJA GJ.P 0:3(I. Ademi 70')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 26 май 2019 г.
Golin e vetëm dhe të nderit për Pobedën e realizoi Makota në minutën e 86-të.
Goli i vetem i Pobedes ndaj Makedonija Gj.P, vepër e francezit Makota
Goli i vetem i Pobedes ndaj Makedonija Gj.P, vepër e francezit MakotaPOBEDA – MAKEDONIJA GJ.P 1'3(Y. Makota 80')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 26 май 2019 г.
Makedonija GJ.P falë fitores së sotme me 47 pikë në fund do të renditet në pozitën e 5-të, ndërsa fati i tyre për të luajtur në Europë ndërlidhet me faktin se Vardari nuk morri liçencimin e duhur nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë për të luajtur në Europë. Liçencë nuk morri as Pobeda, kundërshtari i sotëm i Makedonija GJ.P, mirëpo realisht skuadrës nga Prilepi nuk i nevojitej aspak, pasi kjo skuadër sezonin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Dytë.