Mbyllen 45 minutat e para, nuk ka gola në arenën “Todor Proeski”, Renova përmbys Shkëndijën

Renova falë “dopietës” së shënuar nga ana e sulmuesit Emran Ramadani në 5 minutat e fundit të pjesës së parë, po avanson me rezultatin 2:1 ndaj Shkëndijës, skuadër kjo që avansoi me golin e Ensar Lumës në minutën e 12-të, njofton “infOSport.mk”.

Për dallim nga ndeshja në Tetovë, ku u shënuan 3 gola brenda 45 minutave të para, ndeshja në arenën “Todor Proeski” midis Rabotniçkit dhe FC Shkupit nuk prodhoi gola. Shpresojmë ato ti kemi në pjesën e dytë, njëjtë sikurse edhe në ndeshjen në Strumicë midis Akademia Pandevit dhe Vardarit, ndërkohë Sileksi dhe Makedonija GJ.P, po avansojnë me rezultatin minimal 1:0 përballë Bellasicës, respektivisht Pobedës.

LPFM – Java 36
Rezultatet e 45 minutave të para
Renova 2:1 Shkëndija
Rabotniçki 0:0 FC Shkupi
Ak.Pandev 0:0 Vardari
Sileksi 1:0 Bellasica
Pobeda 0:1 Makedonija GJ.P

 

 

Leave a Reply