Feronikeli të premten në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë mundi Trepça ’89 me rezultatin 5:1 në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës, duke regjistruar njëherit një ndër fitoret më të thella në historikun e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në futbollin e Kosovës, njofton “infOSport.mk”.
Astrit Fazliu (16′), Mendurim Hoti (26′), Albutrint Morina (66′) dhe Kastriot Rexha (71′, 90+3′) shënuan për Feronikelin, teksa golin e vetëm për skuadrën nga Mitrovica e realizoi Ardian Muja në minutën e 73-të.
Feronikeli e fiton edhe Kupen e Kosoves, duke e mbyll sezonin me dy trofe. Ekipi nga Drenasi, mposhti ne finale te Kupes, Trepçen ‘89 me rezultat te thelle, 5:1
Публикувахте от Sporti në KTV в Петък, 24 май 2019 г.
Për Feronikelin ishte ky trofeu i dytë brenda pak ditësh, pasi javën që lamë pas kjo skuadër festoi edhe titullin e kampionit, duke mundur Prishtinën në duelin direkt të zhvilluar në Drenas.
Triumfi sonte ndaj Trepça ’89, skuadrës drenicake i siguri 30 mijë euro të reja, ndërkohë skuadrës nga Mitrovica i takuan 10 mijë euro, të holla që i dha Federata e Futbollit të Kosovës.