President i kompanisë ” Ecolog” z. Lazim Destani, i cili njëherit është edhe pronar i klubit futbollistik të Shkëndijës në një intervistë për ‘KlanMaqedoni”, ka thënë se gjatë muajit korrik do të fillojnë punimet në stadiumin e Tetovës.
Sipas asaj që zbuloi shkurt z.Lazim Destani, investimi është me miliona euro, ndërsa punimet do të zgjasin 1-2 vjet.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë ëndërra e tetovarëve si duket po realizohet, kjo falë Lazim Destanit, i cili pasi bëri krenar shqiptarët me marrjen e Shkëndijës në duart e kompanisë së tij “Ecolog”, tashmë do bëjë krenar gjithë ata tifoz të flaktë të “kuqezinjëve” nga Tetova që ndeshjet e skuadrës së tyre të zemrës do të mund ti shohin në qytetin e tyre dhe me kushte europiane.