E shtuna e sotme do të përcaktojë fituesit e Kupave në tri kampionate të rëndësishme në futbollin evropian.
Në ora 18:15, dy gjigantët e futbollit portugez, Porto e Sporting Lisbonë ndeshen në finalen vendimtare të kupës.
Dy skuadrat kanë dështuar të triumfojnë në Ligë, andaj kupa do të ishte ngushëllim për secilën skuadër.
Nga ora 20:00, Bajern Munih do të tentojë trofeun e dytë sivjet.
Skuadra “bavareze” përballet me Lajpcigun, skuadër e cila ka synim që të sigurojë trofeun e parë në histori të klubit.
Ajka e finaleve është nga ora 21:00, kur në stadiumin “Benito Villamarin”, Barcelona dhe Valencia do të përcaktojnë fituesin e kupës së Spanjës.