Skuadra e Vardarit nuk do të mund të luaj në garat europiane të Liga Europa. Një gjë të tillë kanë pohuar nga Komisioni për liçencim pranë FFM-së.
Ky i fundit në bazë të kërkesave të dorëzuara dhe dokumentacioneve të klubeve të Ligës së Parë, për pjesëmarrje në ndeshjet e UEFA-s për edicionin 2019/2020 morri vendim që të liçencojë skuadrat si Shkëndija, FC Shkupi, Renova, Akademia Pandev, Bellasica, Makedonija GJ.P, Rabotniçki dhe Sileks, por jo edhe Vardarin si dhe Pobedën, skuadër kjo që sezonin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut.
Menjëherë pas këtij vendimi nga KF Vardari dërguan ankesë deri te Komisioni i ankimimit për liçencim. E njëjta rishikoi ankesën e “kuqezinjëve” nga Shkupi dhe solli vendim që të refuzojë kërkesën e Vardarit, duke pohuar njëkohësisht se ky vendim është edhe përfundimtarë.
Rikujtojmë Vardari sezonin 2018/2019 në elitën e futbollit vendor do ta mbyll në pozitën e dytë, pavarësisht rezultatit në ndeshjen e xhiros së fundit kundër Akademia Pandev, skuadër kjo që ditë më parë triumfoi në kuadër të Kupës së Maqedonisë, ndërsa gjithashtu në fund të kampionatit do të ndalet në pozitën e tretë.