Zekirija Ramdani është futur në mesin e trajnerëve më të suksesshëm në futbollin kosovar. Fundjavën që lamë pas strategu shkupjan u shpall kampion ne Feronikelin, duke arritur që të fitojë edhe titullin e dytë kampion, pas atij të vitit 2017-të, kur një gjë të tillë kishte bërë me skuadrën e Trepça ’89.
Në këtë mënyrë, Ramadani, sipas asaj që transmeton “gazetasheshi” iu është bashkuar homologëve të tij, si Genc Hoxha, Gani Sejdiu, Ajet Shosholli e Jusuf Tortoshi, që gjithashtu kanë dalë nga dy herë kampion në elitën e futbollit kosovar.
Trajneri i vetëm që ka më shumë tituj se emrat e lartëpërmendur, është Afrim Tovërlani, i cili ka fituar plot katër tituj kampioni, edhe atë 3 me Prishtinën dhe 1 me Feronikelin.
Ndërkohë me nga një tituj kampioni qëndrojnë Ismet Munishi, Fadil Ademi, Valdet Shoshi, Ramadan Cimili, Bylbyl Sokoli dhe Bekim Isufi, i cili vitin e kaluar ishte shpallur kampion me Dritën e Gjilanit.