Pas vendimit të Rabotniçkit për mos prezencën e “Shvercerave” , nga FC Shkupi  pyesin: Për kë po luajmë futboll?

Vendimi i drejtuesve të Rabotniçkit, që ndeshjen e fundit kundër FC Shkupit në arenën “Todor Proeski” ta zhvillojnë pa praninë e publikut, nuk është pritur mirë edhe nga ana e drejtuesve të FC Shkupit, të cilët përmes një reagimi në faqen e tyre zyrtare pyesin haptazi: Për kë po luajmë futboll?

Ata thonë se në të gjitha ndeshjet ndaj Rabotniçkit, e ku prezentë kanë qenë edhe tifozët e tyre “Shvercerat”, asnjëherë nuk ka ndodhur ndonjë incident, e lëre më të kishte pasur ndonjë dëmtim të stadiumit apo të tribunës.

Ata kërkojnë nga të gjitha instancat e futbollit në Maqedoninë e Veriut, që të marrin fund këto lojëra dhe se të lejojnë që futbolli të luhet për tifozët.

Më poshtë sjellim edhe reagimin e drejtuesve të FC Shkupit përmes faqes së tyre zyrtare:

PËR KËND PO LUAJMË FUTBOLL!?

Në prag të ndeshjes së fundit të sezonit 2018/19, kur ekipi ynë është mysafire e KF Rabotniçkit.

Të gjitha ndeshjet që deri më sot i kemi luajtur kundër ekipit të Rabotniçkit nuk ka pasur asnjë incident nga tifo grupi ynë “Shvercerat” dhe pikërisht kjo ka qenë një nga shkaqet që të jemi të mirëpritur në stadiumin e Qytetit, tani të ribrenduar të “Todor Proeski”.

Mirëpo nga radhët e skuadrës së Rabotniçkit si duket është shfaqur një panik e pakuptimtë dhe e pa bazuar. Rabotniçki si organizator i ndeshjes dhe si nikoqir i përballjes me Shkupin ka kërkuar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut që të mos pranojnë tifozë mysafirë, me arsyetim që t’iu shmangen çfarë do lloj dëmi që mund të bëhet nga ana e tifo-grupeve në stadium, pasi nuk garantojnë dhe nuk kanë mundësi të sigurojnë për ta ruajtur gjendjen momentale të arenës “Todor Proeski”, ndërsa për të njëjtën kanë dërguar njoftuar përmes postës elektronike edhe klubin tonë.

E potencojmë se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në përballjet Rabotniçki – Shkupi, pasi në të gjitha udhëtimet me “romantikët”, ekipi ynë ka luajtur me mbështetjen e tifozëve dhe nuk ka pasur asnjë problem dhe as incident, e lëre më të kishte pasur ndonjë dëmtim të stadiumit apo të tribunës.

Andaj bëjmë pyesim të gjitha instancat e futbollit në Maqedoninë e Veriut, se kur do të marrin fund këto lojëra, se kur do të luajmë futboll për tifozët.

Përkujtojmë se ndeshja Rabotniçki – Shkupi luhet të dielën nga ora 16:30.

Leave a Reply