Fisnik Nuhiu flet për lamtumirën e tij të dielën! Kisha vendos që para sezonit

Plotë 19 vite futboll aktiv dhe profesional, 14.5 prej të cilave te Renova. Më shumë se 550 ndeshje zyrtare, përfshirë këtu edhe ato në skenën ndërkombëtare për plotë 6 vite me Renovën. Janë këto disa nga të dhënat statistikore që kanë të bëjnë me kapitenin legjendarë të skuadrës nga Xhepçishti, Fisnik Nuhiu, i cili të dielën do ti varë këpucët në gozhdë.

Dhe sa për koinçidencë, të dielën me skuadrën e Renovës, do të luaj kundër Shkëndijës, te e cila skuadër kishte bërë hapat e parë me futbollin.

Vërtetë shumë e bukur kjo, e që realisht gjëra të këtilla dinë të sjellë vetëm futbolli, që njëherit ishte edhe dashuria më e madhe për kapitenin legjendarë, Fisnik Nuhiu, që sërish do të vazhdojë të jetojë me futbollin.


LEXO GJITHASHTU: Fisnik Nuhiu të dielën kundër Shkëndijës i jep lamtumirën futbollit aktiv!


Mirëpo pse pikërisht tani Nuhiu vendosi ti thotë lamtumirë futbollit?

“Për një vendim të këtillë kisha vendos që para një viti. Klubi e dinte që prej verës së kaluar se ky do të ishte sezoni im i fundit në futbollin aktiv. Është fat për mua se ndeshjen e fundit do ta zhvillojë kundër Shkëndijës, d.m.th ish klubit tim ku kam luajtur dy sezonë në ligë të dytë dhe një në ligë të parë. Mendoj se është koha ta mbaroj edhe pse jam në gjendje fizike shumë solide. Megjithatë mendoj se më mirë është të mbarojë tani sa mundem akoma. Dua ta mbarojë karrierën time me dinjitet” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, Fisnik Nuhiu.

36-vjeçari Nuhiu pikërisht me Renovën ka rritur sukseset e tij më të mëdha në karrierë, duke u shpallur kampion në vitin 2010, ndërsa dy vite më pas kishte triumfuar edhe në Kupën e Maqedonisë.

Leave a Reply