Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Igor Angellovski ka bërë të ditur emrat e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për ndeshjen e qershorit ndaj Polonisë dhe Austrisë në kuadër të eliminatoreve për EURO 2020. Arian Ademi dhe Marjan Radeski janë dy emrat që rikthehen në taborin përfaqësues, ndërsa jashtë kombinimit kanë mbetur Ivan Triçkoski dhe Stefan Spirovski për shkak të lëndimeve.
Në listën e Angellovskit nuk mungojnë Enis Bardhi, Ferhan Hasani, Visar Musliu, Egzon Bejtullai, madje edhe Ezgjan Alioski, me këtë të fundit edhe pse pësoi një lëndim 1 muaj më parë me Lids Junajtedin, është përfshirë në mesin e të ftuarve.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut grumbullin e parë do ta ketë me 3 qershor nga ora 12:00 në Shkup. Ndërkohë ndeshjen e parë e luan me Poloninë me 7 qershor në “Todor Proeski”, përderisa tre ditë më vonë në po të njejtin stadium pret edhe Austrinë.