Trençovski: Sonte le të  fitoj futbolli

Sot në  arenën “Todor Proeski” në  Shkup do të  zhvillohet finalja numër 27 në  historikun e futbollit të  Maqedonisë , ku mejdanin do të  ndajnë  skuadra shkupjane e Makedonija Gj. P dhe ajo nga Strumica, Akademia Pandev, njofton “infOSport.mk”.

Për Makedonija Gj.P do të  jetë  kjo finalja e tretë, ndërsa për Akademia Pandevin e para në  historikun e tyre.

Sipas trajnerit të Akademia Pandev, Jugosllav Trençovski, gjasat për të  fituar Kupën janë  50/50, ndërsa dëshira e tij është  që  sonte të  fitojë  futbolli mbi të  gjitha.

“Është  kjo finalja jonë  e parë, në  të  cilën gjithsesi se do të  futemi për të  shënuar fitore. Realisht bëhet fjalë  për një  ndeshje që  ka rëndësi të  veçantë  dhe gjasat për të  fituar janë  50/50. Do të  vendos një  moment inspirimi i një  individi të  skuadrës. Unë  pres një  ndeshje të  mirë, ndërsa po them le të  fitoj futbolli, pasi pikërisht ai çdoherë  është  në  vend të  parë ” – tha enkas për “infOSport.mk”, Jugoslav Trençovski.

Ndeshja midis Makedonija GJ.P dhe Akademia Pandevit starton në  ora 18:30.

Leave a Reply