Kosova zbulon emrat për ndeshjet eliminatore të qershorit

Seleksionuesi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Çalands ka publikuar listën me futbollist që do t’i llogaritë për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë. Në listën e teknikut zviceran janë dy risi të reja, me mbrojtësin Florent Hadërgjonaj dhe mesfushorin Anel Rashkaj që janë ftuar për herë të parë.

Mungesë për ndeshjet e qershorit te ekipi i përfaqësueses së Kosovës do të jenë Valon Berisha dhe Hekuran Kryeziu, të cilët janë të lënduar. “Dardanët” grumbullimin e parë do ta kenë me 2 qershor, ndërsa ndeshjen e parë me Malin e Zi e luajnë me 7 qershor, përderisa me Bullgarinë tre ditë më vonë. /SHENJA/

 

Leave a Reply