Shefi i Divizionit të Federatave Kombëtare të UEFA-s, Thierry Favre, këto ditë po qëndron në Kosovë dhe ka realizuar disa takimet me Federatën e Futbollit të Kosovës, duke folur për disa projekte për të ardhmen.
Në një konferencë të organizuar për media, u diskutua për pjesëmarrjen e tri skuadrave në gara evropiane. Në konferencë krahas Favres, kanë marrë pjesë edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi si dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.
“Budapesti na ka sjell gjithmonë lajme të mira. Kemi bërë kërkesa të ndryshme. Klubet si Drita dhe Prishtina e kanë përfaqësuar shumë mirë Kosovën në edicionin e kaluar andaj është vendosur që zyrtarisht tri ekipe të marrin pjesë në Evropë në edicionin e ardhshëm. Kjo do të miratohet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s në Baku”, ka thënë Agim Ademi në konferencë.