Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në futbollin bolivian, teksa arbitri Viktor Hugo Hurtado kishte ndërruar jetë gjatë një ndeshje futbollistike të divizionit të parë, midis Alëays Ready dhe Oriente Petrolero.
Arbitri Hurtado për një çast ra pa ndjenja në tokë gjatë ndeshjes që po zhvillohej në qytetin El Alto, qytet ky me një lartësi mbidetare prej 3000 metrash.
31-vjeЗari Hurtado, pasi mori ndihmën e shpejtë, me urgjencë u transportua në spital, por sapo kishte mbërritur në spitalin më të afërt, ai sërish kishte pësuar edhe një tjetër atak kardiak, pas atij në fushën e gjelbërt, me ç’rast mjekët nuk kishin mundur të bëjnë asgjë më tepër, vetëm se të konstatojnë vdekjen e tij.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së arbitrit 31-vjeçar, por nuk përjashtohet mundësia që sasia e paktë e ajrit në atë lartësi të ketë mbytur arbitrin Hurtado.