Numri një i Shkëndijës, Lazim Destani uron futbollistët për titullin kampion

Shkëndija dje edhe zyrtarisht u stolis me trofeun e titullit kampion të Maqedonisë së Veriut, duke çuar në 3 numrin e titujve në historikun e saj, njofton “infOSport.mk”.

Me të përfunduar ndeshja e javës së 35-të kundër Akademia Pandev, e fundit që Shkëndija këtë edicion e zhvilloi si vendas, shpërrtheu festa në Tetovë, e që zgjati deri në orët e vonshme të mbrëmjes, e ku protagonist kryesor u bë edhe numri një i skuadrës tetovare, dhe njëherit më i merituari për këto suksese të “kuqezinjëve”, Lazim Destani.

Numri një i kompanisë “Ecolog” dhe i KF Shkëndija, Lazim Destani feston me valle titullin e kampionit të kuqezinjëve 🔴⚫️🔥🔥

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 19 май 2019 г.

Pikërisht ky i fundit sot përmes profilit zyrtarë në “facebook” ka uruar futbollistët, stafin dhe gjithë menaxhmentin e klubit për titullin e kampionit, duke mos harruar këtu edhe “Ballistët”, me shpresë se këtë vit Shkëndija do të bëjë atë hapin e duhur dhe ta kalojë pragun e “play-off-it”, dhe të kalojë në grupe!

Leave a Reply