Mësoni kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës në rrethin e parë eliminatorë të LK

Shkëndija dje edhe zyrtarisht festoi titullin e kampionit, ndërsa tashmë kampionët e vendit i presin ethet e garave eliminatore në kuadër të Ligës së Kampionëve, aty ku “kuqezinjtë” futen në grupin e skuadrave favorite, njofton “infOSport.mk”.

Bazuar në këtë Shkëndija në rrethin e parë elimiantorë mund të has në kundërshtarë të lehtë, por njëkohësisht edhe në disa prej tyre të rëndë, siç  janë Ferencvaroshi, Sarajeva, Kluzh, apo edhe Partizani i Tiranës, mirëpo gjithashtu mund të has edhe në kundërshtarë të lehtë, si Torshavn (Ishujt Faroe), Linfilld (Irlanda e Veriut), Valeta (Malta).

Ndërkohë sa i përket rrethit të dytë eliminatorë, Shkëndija në këtë fazë mund të hasë në kundërshtarë të rëndë, si Seltik (Skoci), Dinamo Zagreb (Kroaci), Astana (Kazakistan), skuadra këto që viteve të fundit thuajse vazhdimisht luajnë në grupet e Ligës së Kampionëve.

Shorti për raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve është me datë 18 qershor, ndërsa ndeshjet e para kualifikuese janë paraparë të luhen me 9/10 dhe 16/17 korrik.

Kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës në raundin e parë kualifikues:
Partizani (Shqipëri), Suduva (Lituani), Kalju Nome (Estoni), Valur (Island), Torshavn (Ishujt Faroe), Linfilld (Irlanda e Veriut), Valeta (Malta), Saburtalo (Gjeorgji), Riga (Letoni), Sarajeva (BeH), Sutjeska (Mali i Zi), Pjast (Poloni), Kluzh (Rumani), Ferencvarosh (Hungari), si dhe fituesi nga ndeshjet parakualifikuese, ku do të garojnë skuadrat kampione nga Armenia, Andora, San Marino dhe Kosova.

 

Kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës në raundin e dytë kualifikues:
Dinamo Zagreb (Kroaci), Crvena Zvezda (Serbi), Ludogorets (Bullgari), Astana (Kazakistan), Seltik (Skoci), APOEL (Qipro), Bate Borisov (Bjellorusi), Karabag (Azerbejxhan), Kopenhagen (Danimarkë), Maribor (Slloveni).

Leave a Reply