Deontej Uilder ka nokautuar Diminik Breazili pas vetëm pak më shumë se dy minuta në luftën që u zhvillua në “Barclay Center” në Nju Njork, shkruan “infOSport.mk”.
Amerikani Uilder në mënyrë rutinore i’a doli përballë bashkëkombasit të tij, Breazili, duke mbrojtur kështu për të 9-herë titullin e kampionit në verzionin ËBC. Lufta mes dy boksierëve amerikan zgjati saktë vetëm 137 sekonda.
Uilder në stilin e Majk Tajson me një goditje të fortë qëlloi kundërshtarin e tij dhe e hodhi në dysheme. Pas goditjes së fuqishme që pësoi, Breazili nuk arriti që të ngrihet në këmbë, ashtu që ndeshja u ndërpre.
Për Uilder ishtt kjo fitorja e 41-të nga gjithsej 42 lufta. Ai kishte barazuar kundër Tajson Fjuri, ndërsa vlen të theksohet se nga 41 fitoret që ka arritur gjatë karrierës së tij, 40 prej tyre i ka fituar me nokaut.
IT'S OVER. WILDER KNOCKS OUT BREAZEALE I ROUND 1 pic.twitter.com/bJOAxBP2Hw
— CBS Sports (@CBSSports) May 19, 2019