
Sonte do të zhvillohet finalja e turneut final të Euroligës në basketboll, ku CSKA-ja e Moskës për titullin europian do të luftojë kundër skuadrës turke të Anadollu Efes. Për këta të fundit është kjo finalja e parë në histori, ndërsa deri te ajo erdhën pasi në ndeshjet e “final-four” eliminuan Fenerbahçen.
Në anën tjetër CSKA Moska drejt finales së madhe arriti falë eliminimit të Realit të Madridit.
CSKA-ja e Moskës shihet si favorite në këtë përballje finale, pasi e njëjta kishte mundur Anadollu Efes që në të dyja ndeshjet e sezonit të rregullt.
Ndeshja finale do të zhvillohet në Vitoria të Spanjës me fillim në ora 20:30, ndërkohë në ora 17:30 do të zhvillohet finalja e vogël midis Real Madridit dhe Fenerbahçes.