Shkëndija dhe Akademia Pandev me formacione të kombinuara

Sot në Tetovë do të ketë festë. Shkëndija do të ngre lartë trofeun e titullit kampion të Maqedonisë së Veriut në futboll, teksa një gjë të tillë pritet ta bëjë me stil pas një fitore eventuale ndaj Akademia Pandev, kundërshtarit të tyre të sotëm në kuadër të javës së 35-të, njofton “infOSport.mk”.

Të dyja skuadrat në këtë ndeshje futen pa fare presion, ndërsa sipas paralajmërimeve që të dy trajnerët do të zbresin në fushë me formacione të kombinuara.

Te Shkëndija një mungesë e madhe do të jetë Armend Alimi, motori kryesor në mesfushën e “kuqezinjvëve”, ndërsa tashmë një kohë të gjatë po mungojnë edhe Besart Ibraimi dhe portieri, Kostadin Zahov.

Në anën tjetër te Akademia Pandev do të mungojnë plotë 4 futbollistë, si Sashko Pandev, Tomislav Iliev, Stojanço Velinov dhe Kristijan Stojkoski.

Rikujtojmë Akademia Pandevin të mërkurën që vjen e pret përballja finale e Kupës, ajo kundër Makedonija GJ.P, ndërsa pikërisht ky fakt ka shtyrë trajnerin Trençovski që të luaj me formacion të kombinuar, duke pushuar disa nga futbollistët titullarë për atë ndeshje historike, pasi siç e dimë do të jetë kjo finalja e parë për skuadrën nga Strumica.

Leave a Reply